Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nesër si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS, do të ketë reduktime të ujit të pijes në disa lagje të Prizrenit.
Njoftimi i plotë:
Sipas njoftimeve nga ana e KEDS-it, me datën 21.09.2022 , prej orës 11:00 deri ne ora 16:00 do të ketë nderprerje te furnizimit me rrymë tek stacioni i pompave në 40 Bunar dhe Rezervari Shpati .
Si pasojë do të ketë ndërpreje te furnizimit me ujë të pijes në lokacionet:
Lagjja Dardania
Korilla pjesërisht
Rr; Ukë Bytyqi dhe
Kazerma F.S.K
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes, thuhet në njoftim.

Write to Sali Bytyqi