Home RAJONI DHE BOTA Fakte interesante që mund të mos i keni ditur për rojat e nderit të mbretërisë, që kujdesen për arkivolin e Mbretëreshës

Fakte interesante që mund të mos i keni ditur për rojat e nderit të mbretërisë, që kujdesen për arkivolin e Mbretëreshës

0
Fakte interesante që mund të mos i keni ditur për rojat e nderit të mbretërisë, që kujdesen për arkivolin e Mbretëreshës

Rojat e nderit të mbretërisë britanike, që janë përgjegjës për ruajtjen e arkivolit të Elizabeth II, janë fotografuar duke pushuar gjatë pauzës.

Rojet e nderit të pallatit mbretëror janë të njohur me nofkën “beefeaters”, dhe kanë pasur një detyrë të veçantë.

Ata janë përgjegjës që për 24 orë të kujdesen për arkivolin që u vendos në pallatin e Westminster, ku çdo 20 minuta ndërroheshin gjatë orarit gjashtë orësh.

Ndryshe, për disa roja të angazhuar në këtë mision ka qenë një punë e rëndë, pasi në disa raste janë parë duke u rrëzuar dhe humbur vetëdijen nga lodhja.

Paga për një pozitë të tillë për një vit sillet rreth 30 mijë funte, e përveç punës u garantohet edhe apartamenti – ku shumë akomodohen në to me familjet e tyre.

Por nga këto roje kërkohet që fillimisht të kenë 22 vite përvojë si ushtarak, dhe kandidati gjithashtu duhet të ketë medalje për shërbimin shumëvjeçar dhe sjelljet e mira.

Ata zakonisht punojnë 37 orë në javë, dhe shpesh edhe gjatë vikendeve. Pushimi i tyre vjetor zgjat 24 ditë, ku me kalimin e viteve si përvojë pune në roje nderi këto ditë të pushimit shtohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here