Home LAJME Një polici serb të Kosovës iu dogj vetura, Sveçla kërkon nga Vuçiq të mos i përkrah veprimet e dhunshme

Një polici serb të Kosovës iu dogj vetura, Sveçla kërkon nga Vuçiq të mos i përkrah veprimet e dhunshme

0
Një polici serb të Kosovës iu dogj vetura, Sveçla kërkon nga Vuçiq të mos i përkrah veprimet e dhunshme

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se një pjesëtar serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale.

Ai ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të mos i përkrah veprimet e dhunshme ndaj qytetarëve të Kosovës.

Sveçla përmes një postimi në Twitter, tha se pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, që kishte veturën me targa legale të Kosovës, i është djegur vetura, transmeton lajmi.net.

Për këtë ai ka akuzuar strukturat ilegale, të cilat veprojnë në veri të Kosovës.

“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka kërkuar nga Vuçiq, që të mos i përkrahë këto struktura ilegale.

“I kërkojmë Vuciqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Sveçles.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here