Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në hapjen e kampit veror “Education Unlimited “ 2022, ku këtë vit po mbahet në Prizren.
“Kisha kënaqësinë dhe privilegjin të jem në hapjen e Education Unlimited – Kampit Veror 2022, që këtë vit po mbahet në Prizren. Kjo Shkollë Verore është ndër ngjarjet më të rëndësishme që kontribuon në edukimin, arsimimin dhe rrjetizimin e fëmijëve tanë, për më tepër, mundëson shkëmbimin e ideve dhe të përvojave si dhe shërben për hapjen e horizonteve të reja për fëmijët tanë dhe për fëmijët evropian.
Mirënjohje e veçantë për kryetaren e Education Unlimited, znj. Kerstin Zielosko dhe anëtarin e nderit të Education Unlimited, z. Luan Krasniqi.
Fëmijët e adoleshentët tanë duhet të bashkëveprojnë, të mësojnë së bashku, të njihen e të shkëmbejnë përvojat e dijet e tyre, që në këtë mënyrë të ndërtojmë mendësi të re në shoqeritë tona.
Këta të rinjë, me mendësi të re, do t’i zhvillojnë vendet tona dhe do të kontribuojnë për integrimin dhe bashkërendimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Evropë.
Mbështetja e këtij aktiviteti është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria Federale për Familje, të Moshuar, Gra dhe të Rinj e Gjermanisë.
Nxënësve ju uroj suksese ndërsa organizatorët i përgëzoj për këtë iniciativë që shërben në ngritjen intelektuale dhe argëtimin e të rinjve!