Home SPORT Kombëtares së Kosovës pritet t`i bashkohen dy yje nga diaspora

Kombëtares së Kosovës pritet t`i bashkohen dy yje nga diaspora

0
Kombëtares së Kosovës pritet t`i bashkohen dy yje nga diaspora
epa07920853 Kosovo's Amir Rrahmani (C) celebrates with his team mates after scoring the opening goal during the UEFA EURO 2020 group A qualifying soccer match between Kosovo and Montenegro in Pristina, Kosovo, 14 October 2019. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe presidenti Agim Ademi janë duke e bërë të pamundurën për afrimin e futbollistëve me origjinë nga Kosova t’i sjellin në Kombëtaren e Kosovës.

Së fundi Albanian News merr vesh se fanellën e Kosovës do ta veshin dy të rinj, të cilët vlerësohen lart në futbollin gjerman.

Arlind Rexhepi, i cili është pjesë e Hamburgut, do të jetë në grumbullimet e Kosovës U-21, dhe Leonit Ibrahimi, i cili është pjesë e Union Berlinit, do të jetë në planet e Kosovës për U-19, transmeton Albinfo.ch.

Me këtë rast dëshmohet se Kosova është burim i pashtershëm e talenteve të futbollit, kjo po dëshmohet në gjithë kontinentin, me theks të veçantë në Gjermani dhe Zvicër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here