Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar rritje të pagave edhe për policët me ardhjen e tyre në pushtet.
Hoxhaj nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” thotë se rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme gjatë qeverisjes së PDK-së do ta bëjë Policinë e Kosovës institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni.
“Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme, gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë̈ e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni!”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka shpërndarë edhe një fotografi të policisë, e ku shkruan, “Krenar me djemtë dhe vajzat tona që bartin këtë uniformë!”.
Ai dyfishim të pagave para disa ditëve ka paralajmëruar edhe për mantelbardhët.