Home PRIZRENI ME RAJON Opoja mposhti Arbanën 2 : 0

Opoja mposhti Arbanën 2 : 0

0
Opoja mposhti Arbanën 2 : 0

Me dy gola të shënuar me kokë nga , Ermir Berisha, në minutën e 24-të dhe 41-të të takimit, skuadra e Opojës si mysafire ka mposhtur skuadrën “ Arbana”, në kuadër të javës së dytë të ligës së tretë të Kosovës në futboll grupi A.

Skuadra nga Dragashi, shënoi dy herë në pjesën e parë, ku pas harkimeve të suksesshme të, Fitim Sinanit dhe Ilir Sallahut, nga afërsia shënoi dy herë me kokë, Ermir Berisha, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Në pjesën e dytë, opojanët kontrolluan më mirë lojën, mirëpo vendasit dy herë qëlluan transferzalën e portierit, Zikri Alija, mirëpo nuk ia dolen të ndryshojnë rezultatin.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi nga po aq ndeshje sa ka zhvilluar skuadra e Opojës, duke grumbulluar pikë maksimale në fillim të edicionit të ri futbollistik në këtë rang garash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here