Home LAJME Policia me aksion për lirimin e trotuarëve nga parkimet ilegale në Prizren dhe Suharekë

Policia me aksion për lirimin e trotuarëve nga parkimet ilegale në Prizren dhe Suharekë

0
Policia me aksion për lirimin e trotuarëve nga parkimet ilegale në Prizren dhe Suharekë

Parkingjet ilegale nëpër trotuare kanë filluar të bëhen shqetësim i përditshëm për qytetarët, andaj Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren , ka nxjerr një urdhër operativ që në këtë javë, patrullat Policore në Prizren dhe Suharekë që të merren më intesivisht më lirimin e trotuareve dhe rrugëve nga parkingjet ilegale e kundërvajtësit të gjobiten.

Gjatë këtyre tre ditëve është bërë një punë e mirë dhe janë liruar shumë trotuare dhe janë shqiptuar gjoba për kundërvajtësit .

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga patrullat policore të Drejtorisë Rajonale në Prizren janë shqiptuar 361 tiketa për kundërvajtësit në komunikacion.

Policia e Kosovës fton qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit e veçanërisht të respektojnë rregullat e parkimit, ngase pengimi i këmbësorëve dhe rrjedhës së komunikacionit me parkime të paligjshme nuk do të tolerohet, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here