Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një 27-vjeçar nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e tij.
Sinjali mëson se atë e ka denoncuar në Polici babai i tij, i cili ka deklaruar se i biri ka thyer orenditë në dhomë dhe më pas e ka sulmuar fizikisht atë.
Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, mirëpo intervistimi i tij nga hetuesit ka qenë i pamundur për shkak të gjendjes së tij të dehur.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’, ‘Sulm fizik’ dhe ‘Dëmtim prone’.