Të enjten me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe pranë Monumentit të Lirisë, do të shënohet Dita e Dëshmorëve të komunës së Prizrenit, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, sekretari i degës së OVL të UÇK-së në këtë komunë, Isa Berisha.
Postimi i plotë
Të nderuara familje të dëshmorëve , invalid , veteran të UÇK-së dhe ju qytetarë të Komunës së Prizrenit, ju bëjmë më dije se më 15 shtator të vitit 1999 u rivarrosën të gjithë dëshmorët e komunës së Prizrenit në Landovicë dhe me vendim të Asamblesë Komunale të Prizrenit u vendos dhe u votua që kjo datë të festohet Ditë e Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit , prandaj OVL e UÇK me shoqatat e dalura nga lufta i fton të gjithë familjarët e dëshmorëve dhe gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit që të marrin pjesë në këtë përkujtim të dëshmorëve me 15.09.2022 në ora 10:00 në varrezat e dëshmorëve në Landovicë si dhe në ora 11:00 homazhe pranë Monumentit të Lirisë tek shtatorja e komandant, Remzi Ademaj . Me respekt sekretari i OVL e UÇK-së Prizren Isa Berisha!