Home LAJME Gjenden katër granata në fshatin Vraniq të Suharekës, shpërthehen nga FSK-ja

Gjenden katër granata në fshatin Vraniq të Suharekës, shpërthehen nga FSK-ja

0
Gjenden katër granata në fshatin Vraniq të Suharekës, shpërthehen nga FSK-ja

Në fshatin Vraniq në Suharekë një person ka gjetur katër granata dore të martën.

Ankuesi ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

Siç ka bërë të ditur Policia, është siguruar vendi i ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së i ka asgjësuar granatat në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.

“Fshati Vraniq, Suharekë 13.09.2022-11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se ka hasur në disa mjete të dyshimta (të pashpërthyera). Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësia për deminim e FSK-së ka asgjësuar në mënyrë të kontrolluar 4 granata dore pa ndonjë incident”, thuhet nga Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here