Aktivistja e shoqërisë civile në Prizren, Tringa Kasemi, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka kritikuar institucionet për mosmbikqyrje në respektim të masave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësorë në vend kundër përhapjes së Covid-19 në Prizrenit.
Ajo me këtë rast ka shprehur shqetësimin e saj me grumbullimin e shumë personave në Shatërvan edhe pas orarit të caktuar për respektim të masave deri në ora 20:00, në ambientët ku janë vendosur shtandët në kuadër të aktivitetit ” Dimri kulturor” organizuar nga Drejtoria e Turizmit në Prizren.
Ajo ka vendosur dy fotografi me mbishkrimin ” 20 metra ma tutje dënimi për maskë 35 euro!”
Prizren ❤