Home LAJME Edin Shehu, rizgjidhet kryetar i rinisë së Nismës në Prizren

Edin Shehu, rizgjidhet kryetar i rinisë së Nismës në Prizren

0
Edin Shehu, rizgjidhet kryetar i rinisë së Nismës në Prizren

Nisma Socialdemokrate dega në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë zgjedhur Këshillin Drejtues, kryesinë e re dhe Edin Shehun, kryetar të rinisë së Nismes edhe për një mandat.

Komunikata e plotë:

Rinia e NISMA Socialdemokrate filloi me mbajtjen e proceseve zgjedhore nga dega e Prizrenit.

Në një atmosferë të shkëlqyer, përmes përfaqësuesëve të vet, Rinia e Prizrenit zgjodhi Këshillin Drejtues, Kryesinë e re dhe me votim unanim i’u besua edhe një mandat kryetarit të deritanishëm z. Edin Shehu.

Kuvendin e Rinisë së NISMA në Prizren nga niveli qëndror e përshendetën kryetari i Rinisë z. Xhemajl Hazizi, kryetari i degës z. Zafir Berisha dhe z. Bekim Brestovci, përfaqësues nga Sekretariati Organizativ.

Të bashkuar si gjithmonë, Rinia e NISMA në Prizren po dëshmon se është boshti i të rinjëve me vullnet dhe energji pozitive në misionin e shenjtë të shtetndërtimit, thuhet në komunikatëne e Nismës dega në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here