- Reklama -

Jasharaj: Fatkeqësisht, greva do të vazhdojë

Pavarësisht prej kërkesës së përfaqësuesve të institucioneve, as sot nuk do të fillojë viti i ri shkollor 2022-23 si pasojë e grevës e cila ka filluar që nga data 25 gusht. Drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) kanë njoftuar se greva nuk do të ndërpritet deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.Ka hyrë në javën e dytë greva në arsim dhe, si pasojë e saj, është shtyrë fillimi i viti të ri shkollor 2022-23. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Radio Kosovën se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.

“Bazuar në komunikimin që kemi pasur me anëtarësinë, përfundimi është që greva, fatkeqësisht, do të vazhdojë. Greva do të vazhdojë derisa qeveria të ulet e të bisedojë me sindikatat për kërkesat e tyre”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket pakos së paraqitur nga kryeministri Albin Kurti, Jasharaj ka thënë se anëtarësia e ka mirëpritur, por kërkesat e sindikatave janë që të ketë dialog me qeverinë për ndarjen e 100 eurove për të gjithë zyrtarët publikë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

- Reklama -

“Pakon e prezantuar nga qeveria anëtarësia jonë e ka përkrahur në mënyrë që t’u ndihmohet të gjithëve, por e ka konsideruar se nuk është angazhim për realizimin e kërkesave tona. Ne kërkojmë dialog dhe shtesën prej 100 eurosh deri në miratimin e Ligjit për Paga, nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse”, ka treguar Jasharaj.

Thirrje për fillimin e vitit të ri shkollor kanë bërë drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të prindërve dhe nxënësve. Në lidhje me këtë, presidentja Vjosa Osmani ka takuar përfaqësues të SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës. Përveç SBAShK-ut, të gjithë kanë kërkuar që të hënën, më 5 shtator, të fillojë procesi mësimor.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort