Bëhet e ditur se një grup alpinistësh nga Kosova të cilët jetojnë në Zvicër, prej disa kohësh ngjisin majat e larta të alpeve zvicerane.
Grupi ishte i përbërë nga 9 persona, Kujtim Krreki, Haqif Maloku, Ymer Islami, Bashkim Sefaj, Muzli Berisha, Nezir Gervalla, Faton Shabani, Kujtim Preniqi dhe Faton Krasniqi, të gjithë shqiptarë të Kosovës.
- Reklama -
Alpinistët shqiptarë mes arritjeve të tjera të tyre, kanë arritur të ngjiten në majën e Matterhorn, që shtrihet në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë. Maja e Matterhorn është një nga majat më të larta në Alpe dhe Evropë, në një lartësi prej 4478 metrash. /Albinfo.ch
- Reklama -