Një tërmet me madhësi 6.4 ka goditur Kroacinë Jugore mesditën e sotmen.
Deri tani raportohet për një viktimë dhe disa të lënduar.
Një vajzë 12-vjeçare vdiq në Petrinja, tha Kryeministri ndërsa vizitoi qytetin.
Tërmeti u ndje në kryeqytetin kroat Zagreb, në Bosnjën dhe Serbinë fqinje dhe deri në Itali.
Menjëherë kanë nisur ndihmat për personat e prekur nga tërmeti, qoftë për ushqim apo strehim.
Edhe një kosovar nga Hasi i ka dalë në ndihmë personave që u prekën nga tërmeti duke ju ofruar bukë falas.
Alban Morina nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë nevojë për bukë të shkojnë të marrin bukë falas në shesh të Zagrebit.
Znam da nije vrijeme za objave ali moram ko nema kruha na trgu ima zaliha, ko nema prehranu za veceras i sutra na trgu
Posted by Alban Morina on E martë, 29 Dhjetor 2020