Real Madridi nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e Federico Valverdes. Sipas “Mundo Deportivos”, shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe ato nga Anglia, janë interesuar për mesfushorin e Realit.
Madje, zbulohet se as oferta prej 90 milionë euro nuk i ka bindur drejtuesit e klubit spanjoll që të lejojnë largimin e uruguaianit. Emri i klubit që ka bërë ofertë për 24-vjeçarin nuk është bërë i ditur. Valverde është titullar i padiskutueshëm te Reali i trajnerit Carlo Ancelotti.
Me klubin nga Madridi ka kontratë deri në verën e vitit 2027.