Home LAJME Mblidhet Qeveria, Kurti flet për dialogun

Mblidhet Qeveria, Kurti flet për dialogun

0
Mblidhet Qeveria, Kurti flet për dialogun

Gati një javë pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri Albin Kurti do të flasë sot për dialogun në Bruksel. Kështu ka paralajmëruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Qeveria mban mbledhjen e radhës nga orë 11:00 dhe në fillim të saj është planifikuar që Kurti të flasë për takimin me Vuçiqin.

Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë”, ka thënë Kryeziu.

Kurse, në mbledhjen e Qeverisë janë parapaër 20 pika të rendit të ditës.

Front Online dje ka siguruar rendin e ditës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here