Home EKONOMI Komuna e Prizrenit, nesër mban dëgjim publik me OJQ-të, shoqatat dhe për Buxhetimin Gjinor

Komuna e Prizrenit, nesër mban dëgjim publik me OJQ-të, shoqatat dhe për Buxhetimin Gjinor

0
Komuna e Prizrenit, nesër mban dëgjim publik me OJQ-të, shoqatat dhe për Buxhetimin Gjinor

Të enjten, Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023 me OJQ-të, shoqatat e biznesit, kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe do të mbahet edhe dëgjimi publik për Buxhetimin Gjinor.

Për Buxhetimin Gjinor:

Vendi: Shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha“.

Koha: 18 gusht 2022, në ora 18:00.

Për OJQ-të, shoqatat e biznesit, kulturës, rinisë dhe sportit:

Vendi: Shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha”.

Koha: 18 gusht 2022, në ora 20:00.

Në dëgjimin buxhetor publik mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.

Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni në vegëzat e mëposhtme:

Webfaqja zyrtare e Komunës:

https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/

Platforma e Konsultimeve Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe në këto e-mail-a: [email protected][email protected][email protected] dhe [email protected] “, thuhet në fund të këtij njoftimi. /TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here