Të enjten, Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjim publik të përgjithshëm me banorët e Komunës së Prizrenit për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023.
Vendi: salla e mbledhjeve e Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë).
Koha: 18 gusht 2022, në ora 11:00.
Në dëgjimin buxhetor publik mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.
Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni në vegëzat e mëposhtme:
Webfaqja zyrtare e Komunës:
https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/
Platforma e Konsultimeve Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php
“Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe në këto e-mail-a: [email protected], [email protected], [email protected] dhe [email protected] “, thuhet në fund të këtij njoftimi. /TVPrizreni/