Home LAJME KRU “Hidroregjioni Jugor”, njoftim për fshatrat që kanë mbetur pa furnizim me ujë nga dita e djeshme

KRU “Hidroregjioni Jugor”, njoftim për fshatrat që kanë mbetur pa furnizim me ujë nga dita e djeshme

0
KRU “Hidroregjioni Jugor”, njoftim për fshatrat që kanë mbetur pa furnizim me ujë nga dita e djeshme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A- Prizren, përmes një komunikate për media, njofton konsumatorët nga fshatrat Kobaj, Atmaxhë, Tupec, Nashec, Grazhdanik, Planej, Gorozhup, Mile, Mazrek, Gjonaj dhe një pjesë e qytetit të rrugës së Nashecit, se me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.

Në njoftim thuhet se për shkak të problemit të furnizimit me rrymë elektrike tek stacioni i pompave në Sozi, nga data 16.08.2022, prej orës 19:00, pa asnjë njoftim paraprak, banorët e këtyre fshatrave kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar Konsumatorë,

Për shkak të problemit të furnizimit me rrymë elektrike tek stacioni i pompave në Sozi, nga data 16.08.2022, prej orës 19:00, pa asnjë njoftim paraprak, pa furnizim me ujë kane mbetur fshatrat:

  • Kobaj,
  • Atmaxhë,
  • Tupec,
  • Nashec,
  • Grazhdanik,
  • Planej,
  • Gorozhup,
  • Mile,
  • Mazrek,
  • Gjonaj dhe
  • Një pjesë e qytetit te rrugës se Nashecit.

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.

Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here