Home EKONOMI Nesër mbahet dëgjim buxhetor publik në Gjonaj dhe Piranë me banorët e disa fshatrave të Komunës së Prizrenit

Nesër mbahet dëgjim buxhetor publik në Gjonaj dhe Piranë me banorët e disa fshatrave të Komunës së Prizrenit

0
Nesër mbahet dëgjim buxhetor publik në Gjonaj dhe Piranë me banorët e disa fshatrave të Komunës së Prizrenit

Të premten, në fshatin Gjonaj dhe Piranë, Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin publik për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023, në të cilën janë të ftuar banorët e disa prej fshatrave të kësaj komune.

Për banorët e rajonit të Hasit:

Vendi: tek objekti i shtëpisë së kulturës në Gjonaj.

Koha: 12 gusht 2022, në ora 20:00.

Për banorët e fshatrave Piranë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël dhe Randobravë:

Vendi: tek shkolla fillore në fshatin Piranë.

Koha: 12 gusht 2022, në ora 18:00.

Në dëgjimin buxhetor publik mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.

Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni në vegëzat e mëposhtme:

Webfaqja zyrtare e Komunës:

https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/

Platforma e Konsultimeve Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe në këto e-mail-a: [email protected][email protected][email protected] dhe [email protected] “, thuhet në fund të këtij njoftimi. /TVPrizreni/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here