- Reklama -

Policia apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar ndaj zjarreve, për zjarrvënie të qëllimshmshe do të merren masa ndëshkuese

Fillimi i gushtit u karakterizua me zjarre të shtumta në disa komuna të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datёn 06.08.2022, Policia ёshtё informuar pёr njё zjarr afёr fshatit Deiq-Klinё.

- Reklama -

Njёsitet policore kanё shkuar në vendngjarje gjithashtu edhe njёsiti i zjarrfikësve, ku si pasojё e erёrave dhe sipërfaqes sё madhe prej dhjetё (10) hektarёve, zjarri ka depёrtuar edhe nё zonёn e fshatit Drenoc- Klinё dhe ёshtё dashur punё shumё e madhe e njësitit tё zjarrfikësve, pёr ta fikur zjarrin me datёn 08.08.2022.

Po ashtu edhe me datёn 09.08.2022, nё fshatin Tomoc-Istog, jemi njoftuar pёr njё zjarr aksidental, ku si pasojё sipas tё dëmtuarit ёshtë djegur sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve.

Duke iu referuar temperaturave të larta, se zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

“Ne nё vazhdimsi kemi apeluar tek tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nga çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё pёrdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort