- Reklama -

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protesta nëse nuk votohet Buxheti për vitin 2021

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, gjatë javës së kaluar u ka dërguar një letër U.D Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe krerëve të subjekteve politike për votimin Buxhetit për vitin 2021. Nga kjo Federatë kanë thënë se do të ketë reagime, përfshirë këtu edhe protesta në rast se Buxheti për vitin 2021 nuk votohet.

Përmes një letre dërguar U.D presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe krerëve të subjekteve politike në vend, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka kërkuar votimin e Buxhetit për vitin 2021, në të cilin do të parashihen edhe shtesat për punëtorët shëndetësorë.

- Reklama -

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka paralajmëruar protesta dhe reagime tjera në rast se neglizhohen kërkesat e tyre.

“Nëse e neglizhojnë situatën siç po kanë dëshirë, unë paralajmërojë protesta dhe reaksione shumë të këqija. Nëse nuk po duan të shohin mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë, pasojat do t’i bartin vetë”, ka thënë ai.

Syla ka thënë se gjendja në shëndetësi është shumë e rëndë, andaj edhe Qeveria duhet ta ketë prioritet pandeminë.

“Nëse ky trend vazhdon besoj që kjo Qeveri apo Qeveria e ardhshme duhet t’i thirrjen mendjes e të merren me pandeminë. Gjendja është shumë e rëndë”, ka theksuar ai për Express.

Përndryshe, Syla ka thënë se tashmë mbi 3 mijë punëtorë shëndetësorë janë infektuar nga COVID-19, derisa shumë prej tyre edhe kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Nga FSSHK-ja është thënë më herët se miratimi i Buxhetit konsiston në stabilitet ekonomik dhe se mos votimi i buxhetit për vitin 2021 mund të sjell pakënaqësi dhe reagime sociale.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort