Home LAJME Borrell: Po ftoj Vuçiqin dhe Kurtin në Bruksel për të diskutuar rrugën e ardhshme të dialogut

Borrell: Po ftoj Vuçiqin dhe Kurtin në Bruksel për të diskutuar rrugën e ardhshme të dialogut

0
Borrell: Po ftoj Vuçiqin dhe Kurtin në Bruksel për të diskutuar rrugën e ardhshme të dialogut

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, i ka konfirmuar ftesën presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për një takim në Bruksel më 18 gusht.

Borej njoftoi në Twitter të shtunën se po ftonte Vuçiqin dhe Kurtin për të diskutuar rrugën e ardhshme të Beogradit dhe Prishtinës.

“Po ftoj presidentin e Serbisë, Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti, në Bruksel më 18 gusht, për të diskutuar për rrugën e mëtutjeshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Borrell.

Në takim do të jetë i pranishëm edhe emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. /koha.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here