Komuna e Prizrenit, përmes një komunikate për media, njofton të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit se vazhdohet afati i aplikimit për subvencione deri më 12 gusht 2022 për këto kategori:
1. Subvencionimi i prodhimtarisë së qumështit,
- Reklama -
2. Subvencionimi i bletëve,
3. Subvencionimi i deleve dhe dhive dhe
4. Subvencionimi i prodhimit të peshkut.
Gjithashtu, komuna njofton qytetarët se për shkak të disa problemeve teknike të webfaqes komunale, deri sa të rregullohen këto probleme teknike, njoftimet e radhës do të publikohen vetëm në faqen zyrtare të komunës në rrjetin social Facebook. /TVPrizreni/

- Reklama -
