Home LAJME Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton tri projektligje për FSK-në

Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton tri projektligje për FSK-në

0
Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton tri projektligje për FSK-në

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka miratuar në parim tri Projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Komisioni  ka shqyrtuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë se Kosovës; dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të tri projektligjet u votuan me vota unanime të anëtarëve të këtij Komisioni./EO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here