Home LAJME Kuvendi ratifikon marrëveshjen me MCC-në

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me MCC-në

0
Kuvendi ratifikon marrëveshjen me MCC-në

Kuvendi i Kosovës, me 89 vota pro, e ka ratifikuar marrëveshjen e nënshkruar dje mes Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së në Kongresin Amerikan.

Kjo marrëveshje ka bërë bashkë si rrallë herë pozitën dhe opozitën të cilët, pa përjashtim, kanë votuar pro saj, njofton Klankosova.tv.

Programi i kompaktit, në shumë prej 236.7 milionë dollarë, është investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë.

ShBA-ja përmes Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) do t’i japë Kosovës grant në vlerë prej 202 milionë dollarëve, derisa Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta mbështesë programin me 34.7 milionë dollarë si bashkëfinancim. /klankosova.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here