- Reklama -

Aeroporti i Prishtinës, i dyti për më së shumti pasagjerë në rajon sivjet

Aeroporti i Prishtinës është i dyti në listën e 22 aeroporteve të rajonit sa i përket numrit të pasagjerëve sivjet, sipas të dhënave të uebfaqes që monitoron aeroportet e vendeve që ishin pjesë e ish-Jugosllavisë, “exyuaviation”.

Vetëm Aeroporti i Beogradit ka pasur më shumë pasagjerë se ai i Prishtinës në gjashtë muajt e parë të 2022-s. Aeroporti i Zagrebit, Lubjanës, Tivatit e Mostarit kanë mbetur prapa atij të Prishtinës.

- Reklama -

Aeroporti i Beogradit ka pasur mbi 2.1 milionë pasagjerë në këta gjashtë muaj. Ai i Prishtinës mbi 1.32 milionë, sipas uebfaqes. Të dhënat përputhen me publikimet e Aeroportit “Adem Jashari” të para disa ditëve. Aeroporti i Zagrebit mbyll top-treshen me 1.29 milionë pasagjerë. Top pesëshja mbyllet nga Spliti e Shkupi. Megjithatë, kjo uebfaqe s’e monitoron Aeroportin e Tiranës që, sipas raportimeve, në katër muajt e parë ka pasur fluks prej një milion pasagjerësh.

Gjatë qershorit, Aeroporti i Prishtinës regjistroi 261 mijë pasagjerë. Në këtë muaj, Aeroporti i Prishtinës doli i 114-i në rankimin evropian.

Sipas “exyuaviation”, Kosova, Shqipëria, Greqia, Armenia dhe Bosnja ishin të vetmet vende në kontinentin evropian, të dhënat e të cilave tejkaluan muajt e para pandemisë.

Drejtori i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Evropë, Oliver Jankovec, ka thënë se kthimi i fluturimeve këtë pranverë ka qenë i jashtëzakonshëm. Trafiku i pasagjerëve në rrjetin e aeroporteve në Evropë kërceu për 247 për qind gjatë pjesës së parë të vitit sivjet, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

Muajt e verës përherë kanë sjellë numra të lartë të fluturimeve e pasagjerëve në Kosovë, kryesisht falë diasporës që viziton vendin. /koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort