- Reklama -

Tahiri nga AAK: Investimet kapitale në komuna janë të bllokuara

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i shqetësuar për raportet në mes qeverisë dhe komunave duke thënë se asnjëherë s’kanë qenë më të dobësuar në raport me projektet kapitale dhe investimeve që duhen bërë.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të kuvendit, ai tha se investimet kapitale në komuna duhet të trajtohen në bazë të kritereve që janë në ministri të Financave, dhe nëse nuk ndodh kështu, bllokada do të jetë me efekte të mëdha.

- Reklama -

“Kam një shqetësim i cili vjen nga pushteti lokal, i cili vjen nga komunat e Kosovës. Investimet kapitale, projektet kapitale dhe raportet në mes qeverisë dhe komunave s’kanë qenë asnjëherë më të dobësuara në raport me projektet kapitale dhe investimeve që duhet të bëhen në komuna. Janë dy çështje të mëdha. E para, qeveria duhet urgjentisht që në procesin e rishikimit të buxhetit të adresojë kërkesat reale të komunave të Kosovës. Ajo që dihet deri tash është se investimet kapitale në komuna janë të bllokuara dhe njëkohësisht procesi i buxhetimit për vitin 2023 duhet të jetë shumë më transparent dhe s’duhet të ketë qasje politike”.

“Sipas informatave që i kemi nga kryetarët e komunave që ne si subjekt politik i udhëheqim, projektet që janë dorëzuar në ministri s’kanë asnjë përgjigje, asnjë reagim ndaj ministrive të linjës. Investimet kapitale në komuna të trajtohet në bazë të kritereve që janë në ministri të Financave, dhe nëse nuk ndodh kështu, bllokada do të jetë me efekte të mëdha”, tha Tahiri. /klankosova.tv/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort