Marrëveshja e nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Washington, pritet të ratifikohet sot në kuvend.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë nga Amerika se kjo marrëveshje do t’i prezantohet kuvendit sot për ratifikim.
- Reklama -
“Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje”, tha kryeministri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe u firmos ujdia me MCC-ën për energjinë elektrike.
Seanca e re e kuvendit nis në orën 10:00 dhe në rend të ditës pritet të tjetë edhe marrëveshja 236 milionë dollarëshe me SHBA-në. /klankosova.tv/
- Reklama -
