- Reklama -

Meta kritikon Ramën rreth politikës së tij ndaj Kosovës

Ilir Meta rimori teserën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, forcë politike që e themeloi në 6 shtator 2004.

Zoti Meta u paraqit në selinë e LSI-së më pak se 15 orë nga ceremonia dorëzim-pranimit të detyrës së presidentit ku ia la vendin pasardhësit të tij Bajram Begaj.

- Reklama -

Ish-presidenti tha se Shqiëpria ka nevojë të përballet me referendumin për çdo çështje që përshpejton eurointegrimin dhe se politikat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama i kanë ngulur thikë Kosovës.

“Referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë kleptokratët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që ngulin thika pas shpine edhe shtetësisë së Kosovës dhe interesave të Kosovës”-tha ai, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Zoti Meta tha se teserën e LSI-së e rimori pa saktësuar nëse do të rikthehet në krye të saj ndërsa pasdite mbahet Konventa Kombëtare.

“Kisha pak nostalgji për dokumentin e LSI-së dhe jam krenar që në vitin 2004 krijova një force politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahet peng nga PS. Falë angazhimit të LSI u bë rotacioni u kleptokracia humbi dhe në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit që Mali i Zi dhe Serbia i firmosën më pas. Por ata i kanë çelur negociata. Ne në pamundësi për t’i shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociata duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet, konkurrencën, pluralizmin median e lirë dhe të pavarur”, – tha zoti Meta. /zëri/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort