Moska i ka akuzuar 92 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës për krime ndaj njerëzimit, deklaroi kreu i Komitetit hetimor të Rusisë, Alexander Bastrykin, raportoi BBC-ja të hënën.
Sipas Bastrykinit, tashmë mbi 1.300 hetime penale kanë nisur ndaj Ukrainës, ndërsa ai propozoi krijimin e një gjykate ndërkombëtare, me mbështetjen e Iranit, Sirisë dhe Bolivisë, vende mike të Rusisë.
“92 tashmë janë akuzuar nga Rusia, përfshirë 51 komandantë të forcave të armatosura që janë në kërkim”, shtoi ai.
Sipas tij, ukrainasit u përfshin në krime kundër paqes dhe sigurisë së njerëzimit.
Ndërkohë, Ukraina i ka nisur shumë më herët hetimet për krime lufte, ndërsa tashmë ka përfunduar edhe rastin e parë. Një komandant tankesh i Rusisë u dënua në maj me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili.
Kievi zyrtar tha se po i shqyrton mbi 21 mijë krime ruse, të kryera nga trupat ruse qëkur nisi pushtimi më 24 shkurt.
Kremlini i ka mohuar akuzat për krime lufte apo shënjestrim ndaj civilëve. Ajo vazhdimisht po akuzon Ukrainë për dëmtim të infrastrukturës. /koha.net/