Home LAJME Osmani dhe Kurti shkojnë në ShBA

Osmani dhe Kurti shkojnë në ShBA

0
Osmani dhe Kurti shkojnë në ShBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë udhëtuar për në Washington D.C.

Osmani dhe Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Washington, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, ka njoftuar Presidenca. /Zëri/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here