- Reklama -

Katër lumenjë në Kosovë me ujë të ndotur, tregojnë analizat

Uji në lumenjtë Llap, Lepenc, Drenicë dhe Sitnicë, ka dalë të jetë i ndotur, sipas analizave nga organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Netëork), në bashkëpunim me Institutin Hodrometeorologjik të Kosovës.

“Një prej vlerave e cila pasqyron ndotjen e lumit Llap është shpenzimi kimik i cili ka rezultuar 12 në burim dhe 170 në dalje të Podujevës. Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenolëve dhe amoniakut, shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje duke sjellë kësisoj zhdukjen e biodiversitetit ujor përgjatë shtratit të lumit”, thuhet në komunikatën e organizatës.

- Reklama -

Ndërkohë, në rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Lepenc, është vërejtur se në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, por se kjo cilësi bie përgjatë shtratit të lumit.

Cilësia e ujit në lumin Drenica, në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësore, i takon statusit të moderuar (i ndotur). Përderisa në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie drastikisht përgjatë shtratit të lumit, duke u ndotur kryesisht nga ujërat e zeza.

Edhe ujit në lumin Sitnica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Në këtë lum është marrë vetëm një mostër, pasi që ky lum nuk ka burim, por është formuar nga rrjedha të lumenjve tjerë.

Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të projektit “HumanRightivism”, donator i së cilit është Qeveria Suedeze.

Në tabelë vëreni parametrat kimikë dhe fizikë. Vlerat me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm – e kuqja tregon ndotje më të lartë. Turbullira, Temperatura e Ujit, Fosfori Total, Amoniaku dhe Fenolet janë disa prej vlerave më rrezikshmëri të lartë, dhe këto vlera vijnë si pasojë e ndotjes kryesisht nga ujërat e zeza dhe aktivitetit njerëzor. /klankosova.tv/

 

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort