Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me rezolutën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, kundër raportit të ish-senatorit zviceran Dick Marty. Ajo ka thënë se të dyja shtetet edhe Kosova dhe Shqipëria mund të miratojnë rezoluta, por zhbërjen e një dokumenti të fuqizuar mund ta shfuqizojë vetëm organi që e ka miratuar, në këtë rast sipas saj Këshilli i Evropës.
Osmani, tha se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nuk mund ta zhbëjë askush e “aq më pak një raport i rremë”.
Lufta e UCK-së nuk mund të zhbëhet nga askusht, sepse historinë nuk mund ta ndërrojë askush. Kosova e ka mbrojt veten nga një regjim gjeonicdal, i udhëhequr nga Milloshevici, mbejtet t të cilit ende janë në serbi në kuptim të mendësisë së tij”, ka deklaruar presidentja Osmani.
Presidentja Osmani ka deklaruar se, Dick Marty, ka tentuar që qëllimisht ta shtrembëroj të vërtetën e luftës gjenocidale të shkaktuar nga serbia. Ajo ka thënë se vetë prokurorët e Hagës e kanë hedhur poshtë raportin e tij duke e cilësuar se nuk ka fakte.
“Dick Marty ka tentuar ta shtrembëroj të vërtetën një luftë gjenocidale kundër populli i kosovës. Prokuorir Williamson në raportin e tij thotë se nuk ka argumente për trafikim organesh, këto thashetheme kanë rënë në tokë, para shumë viteve”, ka thënë Osmani.
“Vetë prokurorët i kanë gjuajtur në pleh ato gojëdhëna dhe thashetheme të Dick Martyt sa i përket kinse trafikimit me organe që askush nga Kosova nuk e ka bërë”, ka vijuar ajo.
Në fund presidentja e Kosovës, ka thënë se e mirëpresin çdo iniciativë të Shqipërisë që do t’i ndihmonte Kosovës. Ajo e ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ndërkaq, edhe presidenti Ilir Meta ka thënë se raporti i Dick Marty-t nuk përbën asnjë fakt në vetë. Ai ka thënë se beson se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, do të dalin të pafajshëm.