Home PRIZRENI ME RAJON Lirisë vazhdojnë t’i mbesin besnik shumë lojtarë, pritet zyrtarizimi edhe i disa përforcimeve

Lirisë vazhdojnë t’i mbesin besnik shumë lojtarë, pritet zyrtarizimi edhe i disa përforcimeve

0
Lirisë vazhdojnë t’i mbesin besnik shumë lojtarë, pritet zyrtarizimi edhe i disa përforcimeve

Të enjtën kryetari i KF Liria, Qemal Krasniqi nënshkroi me futbollistët Visar Berisha dhe Diellor Beseni, që të jenë pjesë edhe për një edicion me Lirinë, njofton faqja zyrtare e klubit prizrenas.

Ditë më parë skuadra e Lirisë vazhdoi bashkëpunimin edhe për një vit me portierët Drilon Hodaj e Dalyan Haëes, futbollistët Blendi Memaj, Astrit Berisha, dhe nga ekipi i juniorëve me disa të rinjë perspektiv.

Ndërkohë, ka dhe futbollistë nga klubet kosovare, Maqedonia e Veriut e nga diaspora. Disa nga ta shumë cilësor, që janë afër arritjes së marrëveshjes e disa ende po testohen.

Të gjitha këto prurje, do të bëhen publike ditët në vijim.

Ndërkaq, afër arritjes së marrëveshjes janë me kapitenin Robert Gjeraj e zëvendësin e tij, Valon Bytyqi.
Ndryshe, Liridon Fetahaj, Fitim Susuri e Blerim Sahitaj, janë të lidhur me kontratë edhe më tutje dhe janë pjesë e klubit.

“Duke parë punën dhe angazhimin e shtabit teknik në krye me trajnerin Xhengis Rexhepi si dhe me ruajtjen e fondit kyq të lojtarëve dhe prurjet cilësore, Liria ka vetëm një synim, inkuadrimin në Superligë.

Shpresojmë shumë që të arrijmë objektivin”, ka thënë kryetari Krasniqi, duke kërkuar mbështetje nga të gjithë.
Gjithashtu, pronari Rahman Kiqe zotohet se pos kthimit në Superligë, shumë shpejt Liria, do të dal në arenën ndërkombëtare, thuhet në fund të këti njoftimi nga KF “ Liria”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here