Home LAJME Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore

Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore

0
Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë e ka suspenduar përkohësisht drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha të enjten, se në vend të tij u emërua ushtrues detyre, Bujar Kaquri, derisa shtoi se synim i Qeverisë është standardizimi dhe funksionalizimi i sistemit informativ shëndetësor.

“Sot u mbajt mbledhja e Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë takim u vendos që të suspendohet drejtori i Fondit, Fatmir Plakiqi. Kjo do të trasojë veprimet tona tutje si Bord, shmangies së nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Synimi i Qeverisë që unë përfaqësoj në këtë Bord, është sistemi i sigurimeve shëndetësore”, deklaroi Gexha-Bunjaku.

Zv.ministrja e Shëndetësisë shtoi se janë në dijeni për problemet në këtë Fond, duke shtuar se do të adresohen të gjitha.
Ushtruesi i zgjedhur i detyrës, Bujar Kaqurri, deklaroi se do të punojë për organizim të punëve brenda Fondit. Ai tha se i nevojitet kohë dhe “gjithçka që është ngritur si shqetësim do të adresohet në organet gjegjëse”./koha.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here