Home LAJME Rusia synon pushtimin e termocentralit të dytë më të madh në Ukrainë

Rusia synon pushtimin e termocentralit të dytë më të madh në Ukrainë

0
Rusia synon pushtimin e termocentralit të dytë më të madh në Ukrainë

Forcat ruse po e vazhdojnë përparimin në territorin rus, gjersa ka dyshime se janë futur në termocentralin e dytë më të madh në Ukrainë, në Vuhlehirska, që gjendet 50 kilometra në verilindje të Donetskut, njoftoi Inteligjenca britanike të enjten.

Sipas britanikëve, trupat ruse, po i japin prioritet kapjes së infrastrukturës së ndjeshme, siç janë termocentralet.

“Megjithatë, ajo me siguri po përpiqet gjithashtu të depërtojë në Vuhlehirska, si pjesë e përpjekjeve të saj për të rifituar vrullin e përparimit drejt qyteteve kryesore në Kramatorsk dhe Sloviansk”, thuhet në raportin e përditshëm, të publikuar në rrjetin social Twitter.

Mediumi ukrainas “Pravda” raportoi të enjten, se pati luftime të ashpra mes forcave ruse e atyre ukrainase, por që rusët u zmbrapsën.

Termocentrali Vuhlehirska përbëhet nga 7 njësi dhe u vu në shërbim në vitin 1972. Më i madhi në Ukrainë është ai i Zaporizhzhias.

Rusia edhe më parë ka synuar pushtimin e “infrastrukturës së ndjeshme”. Luftime të ashpra janë zhvilluar gjatë majit në fabrikën e çelikut Azovstal, duke bërë që ukrainasit ta humbin betejën. /koha.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here