Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të uzurpimit të paligjshëm në Prizren si dhe goditje të veturës me një traktor.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prizren.
“Rr. Liman Shala, Prizren 20.07.2022 – 06:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë hyrë dhe kanë filluar të punojnë në pronën e viktimës mashkull kosovar. Poashtu i dyshuari me traktor e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.