- Reklama -

Edi Rama akuzon PD-në: Ju ia ngulët thikën Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, hodhi akuza të rënda për Partinë Demokratike, duke thënë se janë ata që sot bëhen si patriot të mëdhenj e që ia kanë ngulur thikën Kosovës përgjatë historisë.

Rama në Kuvendin e Shqipërisë të enjten replikoi me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili kritikoi mazhorancën që nuk e futi në rend dite rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovës.

- Reklama -

Por kryeministri Rama deklaroi se rezoluta të tilla nuk duhet të miratohen pa dakordimin me aleatët ndërkombëtarë, pa të cilët siç thotë Rama, nuk do të kishte shtet të Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare gjithashtu u shpreh se raportit të Dick Martyt, për të cilin po diskutohet sot në Kuvendin e Shqipërisë, ia ka hapur rrugën PD-ja në Këshillin e Evropës me votën e tyre.

“Zanafilla e raportit të Dick Martyt është vota e Partisë Demokratike në Këshillin e Evropës, përkundër votës së Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit. Dick Martyt ia keni hapur rrugën ju. Hajdeni këtu dhe thoni çka mendoni për Hashim Thaqin? Është mirë aty ku është në burg? Këto shikoni ju sepse thikat që ju i keni ngulur Kosovës nga dita e parë, duke masakruar UÇK-në si terroriste, si marksiste-leniniste, deri në ditën e fundit, duke ngritur thikën dhe duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës. Ju përplaseni me historinë, nuk i shlyeni dot, nuk i zhbëni dot, nuk i mbuloni dot. Historia do të tregojë se ju patriotët e mëdhenj jeni në fakt thika në shpinën e Kosovës. Kështu keni qenë, kështu do të mbeteni gjithmonë sepse bishti i shtrembër, nuk drejtohet”, ka thënë Rama përpara deputetëve.

Kuvendi i Shqipërisë po diskuton projekt-rezolutën e mazhorancës për Kosovën. Drafti “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të raportit të Dick Martyt për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë luftës në Kosovë” ka marrë dakordësinë e opozitës, e cila ka shtuar edhe dy amendamente të tjera.

Së pari kërkon dënimin e gjenocidit serb dhe së dyti shtimin e një paragrafi, ku të theksohet se vetë Dick Marty ka deklaruar se “i kërcënohet jeta nga elementë radikalë serbë”.

Dy projekt-rezolutat e PD-së kundër gjenocidit serb në Kosovë nuk kaluan.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort