Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare, njofton se, muri mbrojtës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Fadil Hisari” në Prizren është sanuar. Në këtë mënyrë është përmbushur kërkesa e komunitetit shkollor.
Në muajin qershor, pas takimeve të rregullta ndërmjet Organizatës “Ec Ma Ndryshe” dhe menaxhmentit të SHFMU “Fadil Hisari” është adresuar në Komunë të Prizrenit, respektivisht, në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë, kërkesa për intervenim në murin mbrojtës, i cili ka paraqitur rrezik për nxënësit e kësaj shkolle për vite me radhë.
Shembulli i këtij intervenimi paraqet një praktikë të mirë të përfilljes së kërkesave të komunitetit, thuhet në fund të këtij njoftimi.
Njoftimi i plotë: