Ka raste kur edhe veturat zyrtare thyejnë rregullat e komunikacionit dhe që denoncohen nga vet qytetarët me anë të fotografive. Në redaksi të Televizionit të Prizrenit, qytetarët kanë dërguar foto se si një veturë zyrtare e policisë është parkuar gjatë ditës së sotme mbi pjesën e hapësirës që shfrytëzohet për kalim nga këmbësorët tek rruga ” Tahir Sinani”, perball qendrës së regjistrimit të automjeteve.
Sipas ligjit personi që e bën këtë veprim dënohet për kundërvajtje, me gjobë, qoftë qytetar i thjeshtë, qoftë zyrtar tjetër…

