Komuna e Prizrenit, respektivishtë kryetari, Shaqir Totaj gjatë ditës së sotme ka vendosur që të lejojë shfrytëzimin pa pagesë të oborreve të shkollave publike si parkingje për mërgimtarë në Prizren, raporton TV Prizreni.
Ky është vendimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori vendim:
l. Lejohet hyrja dhe shfrytëzimi i oborreve të shkollave: “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku” dhe “Motrat Qiriazi” të Komunës së Prizrenit, si parkingje pa pagesë për të gjitha automjetet e bashkëatdhetarëve dhe qytetarëve tjerë të Komunës së Prizrenit.
2. Lejimi i hyrjes dhe shfrytëzimi i oborreve të shkollave të cekura në pikën 1 të këtij vendimi do të jetë nga data 13.07.2022 deri më 20.08.2022.
3. Obligohen drejtorët e shkollave që të lejojnë dhe krijojnë kushte për lejimin e hyrjes dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave konform pikës 1 dhe 2 të këtij vendimi.
