Home LAJME Vjedhje e rëndë në hotelin “Venus” në Prishtinë, punëtori “avulloi” mbi 8 mijë euro nga zyra e pronarit

Vjedhje e rëndë në hotelin “Venus” në Prishtinë, punëtori “avulloi” mbi 8 mijë euro nga zyra e pronarit

0
Vjedhje e rëndë në hotelin “Venus” në Prishtinë, punëtori “avulloi” mbi 8 mijë euro nga zyra e pronarit

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri, shkruan Gazeta Sinjali.

Jo rrallëherë vjedhjet dyshohet se kryhen edhe nga persona të afërt me shtëpinë apo biznesin, gjë që për policinë e vështirëson zbulimin e rastit, ndërkaq për familjarët apo bizneset e rritë pasigurinë.

Një rast i vjedhjes, por që rezulton të jetë vjedhje e brendshme dyshohet se ka ndodh edhe mbrëmë, ku cak i vjedhjes ishte edhe Hoteli Venus, me adresë afër QMI-së, rruga për në Lipjan.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, por që sot gjatë ditës nga pronari i hotelit Venus është denoncuar në polici.

Sipas pronarit të Hotel Venus, në zyrën e tij të punës i janë vjedhur një shumë e majme e të hollave, e për të cilat ai ka siguruar edhe prova se kush dhe si i ka vjedhur.

Kjo është bërë pas kontrollimit të kamerave të hotelit, nga ku është vërejtur momenti i vjedhjes dhe mënyra e tërheqjes së parave jashtë Hotelit.

Sinjali mëson se personi i dyshuar për vjedhjen e të hollave sipas pronarit të hotelit është asistenti i tij, i cili kishte filluar punën tri ditë më parë, e i cili posedonte çelësin e zyrës së tij. Shuma e parave që është raportuar si e vjedhur kalon mbi 8000 euro, shumë kjo që dyshohet se u “avullua” nga vet asistenti i pronarit të hotelit.

Pas marrjes së deklaratës së ankuesit dhe provave nga kamerat e sigurisë, me urdhër të Prokurorit tashmë është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe janë në progres veprimet hetimore që do kulmojnë me identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here