Home PRIZRENI ME RAJON Ministri Çeku: Renovimi i palestrës së sportit në Prizren, dëshmi e përkushtimit të MKRS për përmirësimin e infrastrukturës sportive 

Ministri Çeku: Renovimi i palestrës së sportit në Prizren, dëshmi e përkushtimit të MKRS për përmirësimin e infrastrukturës sportive 

0
Ministri Çeku: Renovimi i palestrës së sportit në Prizren, dëshmi e përkushtimit të MKRS për përmirësimin e infrastrukturës sportive 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pas renovimit të palestrës së sportit  “Sezai Surroi” ka thënë se kjo është dëshmia e radhës e përkushtimit të MKRS për përmirësimin e infrastrukturës sportive në shtetin tonë.

Çeku më tej ka shkruar se tashmë kjo palestër i plotëson edhe standardet për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të sportit, siç është rasti me FIBA .

“Renovimi i palestrës së sportit “Sezai Surroi” në Prizren, dëshmia e radhës e përkushtimit të MKRS për përmirësimin e infrastrukturës sportive në shtetin tonë.

Me këtë investim të Ministrisë së Sportit, palestra e sportit në Prizren ofron kushte shumë më të mira të aktivitetit sportiv si për klubet e sportistët, ashtu edhe për të rinjtë tanë. Gjithashtu, fal ndërhyrjeve renovuese, palestra “Sezai Surroi” tashmë i plotëson edhe standardet për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të sportit, siç është rasti me FIBA Kampionatin Europian të Basketbollit U16, Divizioni C.

Vazhdojmë pa u ndalur, në gjithë vendin tonë, të investojmë për zhvillimin e infrastrukturës sportive. Bashkë do t’i tejkalojmë edhe sfidat e mëdha në një numër të konsiderueshëm të projekteve infrastrukturore që për vite me radhë janë shoqëruar me shkelje të rënda procedurale dhe cilësi e dinamikë të ultë të punimeve”, ka shkruar ministri Çeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here