Moti gjatë vikendit ka mundësi për riga lokale shiu, pritet që kjo të ndodh të dielën në mëngjes dhe pastaj pritet rënie e lehtë të temperaturave. Në përgjithësi kryesisht me diell, ndërsa nga java e ardhshme temperaturat në rritje.
15.07.2022 – Kryesisht me diell karakterizohet moti edhe ditëve të fundjavës. Të shtunën mbetet mot i nxehtë. Të dielen në mëngjes mundësi për riga lokale shiu dhe rënie e lehtë e temperaturave.
Javën e ardhshme do të mbajë mot i thatë, kryesisht me kthjellime e diell. Fillimisht shumë ngrohtë, e nga pjesa e dytë e javës më nxehtë.
Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështu që orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
16.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
17.07 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës jo edhe aq nxehtë e kryesisht me diell.