Sot, në moshën 44 vjeçare ka ndërruar jetë veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kososës (UÇK), Lumni Muhamet Gashi.
Lumni Gashi, ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare, ku nga një betejë me forcat serbe, merr plagë në fytyrë nga një copëz e granatës.
Pas përfundimit të luftës ai iu nënshtrua mbi 50 ndërhyrjeve kirurgjike brenda 10 viteve, por që nuk ia doli të mposhtë plagët që i shkaktuan vdekjen.

Lumni Muhamet Gashi, u lind në fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës, më 25 maj 1978 i cili më pas u vendos me banim në Prizren. Në vitin 1996 duke parë gjendjen ekonomike dhe politike në Kosovë, ai kishte emigruar në Gjermani si azilant ku dhe fiton të drejtën për banim e punësim.
Pasi nis lufta në Kosovë nga agresioni sllavo-serb, Lumniu shprehi gatishmërinë për t’iu bashkua UÇK-së, edhe pse ishte në moshë të re.
Ai la çdo gjë në Gjermani dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, në Koshare. Në një betejë duke luftuar me armikun merr plagë në fytyrë nga një granatë, por Lumniu edhe pse i plagosur nuk e lëshoi pushkën nga dora. Ai më pas shëroi plagët e marrura nga granatat serbe, dhe pas përfudimit të luftës, Lumniu prapë zgjodhi rrugën e mërgimit duke shkuar në Gjermani.
Pas disa viteve, ai filloi mjekimin e plagëve të marra nga copëzat e granatës nga mjekët gjermanë, pasi i ishte infektuar ana e djathtë e fytyrës.
Gjatë kohës së mjekimit ai i është nënshtruar brenda prap ne gjermani pas disa viteve viteve marrura nga granatat serbe filloj mjekimin ne gjermani sepse spirra e granates e kishte ndërhyrjeve kirurgjike në Krfeld, Duisburg, Mynster dhe Mynih, ku ndërroi jetë ditën e djeshme me 14-07-2022. Ai pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy djemë./tvprizreni.net/

