Home PRIZRENI ME RAJON Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, bujku e has teksa po punonte fushën

Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, bujku e has teksa po punonte fushën

0
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, bujku e has teksa po punonte fushën

Dje rreth orës 17:40 përskaj rrugës lokale Bellacerkë – Celinë të komunës së Rahovecit, është gjetur një mjet i dyshimtë i pashpërthyer.

Sinjali mëson se mjeti është hasur nga një bujk që po punonte fushën, i cili kishte njoftuar Policinë. Njësitet policore bashkë me njësitin për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës anë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë tërheqjen e mjetit.

Sipas FSK-së, mjeti i pashpërthyer ishte projektil i topit dhe në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt kanë bërë shpërthimin e tij në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here