Home LAJME Lajçak e Bislimi diskutojnë për të ardhmen e dialogut

Lajçak e Bislimi diskutojnë për të ardhmen e dialogut

0
Lajçak e Bislimi diskutojnë për të ardhmen e dialogut

I dërguari spital i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se pati një diskutim të gjerë të enjten me zëvendëskryeministrim e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak shkroi në Twitter se në takimin në Bruksel diskutuan për dialogun dhe hapat e ardhshëm që duhet marrë.

Ditë më parë, i dërguari i BE-së u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Në konferencën “Forumi i Dobrovnikut”, e mbajtur më 9 korrik, Lajçak paralajmëroi se mes Kosovës dhe Serbisë tashmë janë të gatshme “tri ose katër marrëveshje”.

Një takim mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pritet të mbahet gjatë korrikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here